L O A D I N G

Rektori

“Nëna e Këshillit të Mirë”
Formatorët

Rektori

Dom Leonardo Falco
  • Rektori është përgjegjësi i parë i jetës në seminar dhe  qëndra e ekipit edukativ. 

  • Ai, gjithashtu është promotor i formimit të seminaristëve. Është në përgjegjësinë e tij të drejtojë seminarin, detyrë e dhënë  nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare, për të favorizuar bashkimin e pjestarëve të ekipit edukues, për të ushtruar mbështetjen atërore në bashkësi; për të ndjekur, promovuar dhe harmonizuar aspektet e ndryshme të formimit; për të shoqëruar ecjen e seminaristëve dhe për ti shprehur ipeshkvit gjykimin e tij për çdo seminarist për pranimin drejt meshtarisë.

Dom Leonardo Falco
  • Rektori është përgjegjësi i parë i jetës në seminar dhe  qëndra e ekipit edukativ. 

  • Ai, gjithashtu është promotor i formimit të seminaristëve. Është në përgjegjësinë e tij të drejtojë seminarin, detyrë e dhënë  nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare, për të favorizuar bashkimin e pjestarëve të ekipit edukues, për të ushtruar mbështetjen atërore në bashkësi; për të ndjekur, promovuar dhe harmonizuar aspektet e ndryshme të formimit; për të shoqëruar ecjen e seminaristëve dhe për ti shprehur ipeshkvit gjykimin e tij për çdo seminarist për pranimin drejt meshtarisë.

    • CURRICULUM VITÆ

      Dom Leonardo Falco, meshtarë i dioqezës së Nolës


    •  

18.02.1970

Lindi në Saviano (NAPOLI), i dyti ndër tre fëmijët e Giuseppes (murator) dhe i  Michelina La Marca (rrobaqepëse).

1976-1983

Ka frekuentuar shkollën fillore dhe nëntëvjeçare në vendlindjen e tij.

1983-1988

Ka frekuentuar institutin “Teknik për gjeometër – A. Masullo” të Nolës, ku u diplomua si gjeometër në korrik të 1988. Njëkohësisht përjeton  një përvojë shumë të bukur në famulli, në grupin rinor  të Veprimit Katolik, e cila i lejon qe ta njohë më shumë Jezusin.

09.09.1988

Duke u ndjerë i thirrur në meshtari, fillon ecjen për shoshitjen e thirrjes në vitin propedeotik në Seminarin Ipeshkvnor të Nolës.

27.09.1989

Fillon ecjen e formimit në Seminarin Papnor Ndërkrahinor të Napolit që i është besuar Bashkësisë së Jezusit (Jezuitëve) dhe mbaroi Fakultetin filozofik-Teologjik Papnor të Italisë Jugore – Shën Luigji.

15.08.1992

Duke pranuar ftesën e Etërve Jezuit merr pjesë në një kamp ungjillëzimi në Shqipëri. Dërgohet në fshatin e Sheldisë për katekezën e të rriturve. Takon një popull të ri, por mbi të gjitha dëgjon dëshminë e shumë priftave, rregulltarëve dhe laikëve që kanë ruajtur besimin në Zotin, pavarësisht persekutimit të tmerrshëm komunist.

korrik 1993

Një eksperiencë e re në “Tokën e shqiponjave”.

qershor 1994

Merr diplomën në teologji.

korrik 1994

Gjendet sërish në Shqipëri, i bindur më shumë se kurrë se diçka apo më mirë “Dikush” e lidh me këtë popull. Pasi kthehet në Itali bën kërkesë që ta jetojë në Shqipëri shërbesën e tij meshtarake. Ipeshkvi e pranon me entuziazëm kërkesën, por vendos një kusht: si fillim duhet të përmbyllet ecja formuese dhe teologjia me një specializim.

09.09.1994

Shugurohet diakon nga Ipeshkvi i Nolës, Imzot Umberto Tramma dhe dërgohet si bashkëpunëtorë në famullinë e Shën Marisë së Virgjrave në Scafati (Salerno). Njëkohësisht regjistrohet në dyvjeçarin e specializimit në teologjin dogmatike (ekleziologji) në Fakultetin Teologjik Papnor të Italisë  Jugore – Shën Luigji. 

07.10.1995

Shugurohet meshtar i kishës së Nolës nga Imzot Umberto Tramma.
Disa ditë më vonë, i shtyrë nga dëshira për të kremtuar në Sheldi një ndër meshët e tija të para, niset për Shqipëri. Pas kthimit në Itali ushtron vitin e parë të shërbesës meshtarake sërish pranë bashkësisë së Shën Marisë së Virgjrave në Scafati (Salerno).

02.02.1996

Ipeshkvi i komunikon gatishmërinë e tij për ta lejuar të shkojë dhe për të filluar një mision dioqezan në nder të “Shën Paolini i Nolës”.

02.10.1996

Përfundon dyvjeçarin e ekleziologjisë me diskutimin e tezës “Themelet ekleziologjike të Njësive Baritore. Një aspekt i ungjillëzimit të ri”.

07.10.1996

Saktësisht një vit nga dita e shugurimit meshtarak merr nga Ipeshkvi kryqin dhe mandatin për mision.

14.10.1996

Niset për Shqipëri si meshtar fidei donum. Sipas akordeve mes Ipeshkvit të Nolës, Ipeshkvit të Shkodrës Imzot Frano Ilia, dhe Jezuitëve, qëndron një vit në seminar për të studiuar gjuhen dhe për të njohur pak nga pak një kulturë dhe një realitet shoqërorë të ri.
Imzot  Frano Illia i beson fshatrat  Rragam, Sheldi, Mazrrek dhe Shpor.
Në seminar zhvillon kurse të ndryshme teologjie: sakramentet, ekleziologji dhe baritore.
Fillon punët për ndërtimin e qelës dhe shtëpisë së motrave në Rragam.

27.10.1997

Bashkë me një bashkësi te vogël motrash të Mëshirës Hyjnore fillon te jetoje ne Rragam, ne ambientet qe dikur ishin zyrat e kooperativës. Fillon aktivitet të ngjeshur ne famulli duke përfshirë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit. Përpiqet te fillojë një eksperiencë të Veprimit Katolik.
Rindërton kishat e fshatrave, sistemon varrezat dhe falë ndihmave të Karitasit Ndërkombëtar fillon punë të mëdha për rregullimin e rrugëve.                           

17.10.1998

Inaugurimi i Seminarit te Ri të Shkodrës. Jezuitët i kërkojnë të bashkëpunojë në formimin e të rinjve për meshtari. I besohet bashkësia e seminarit të lartë.
Fillojnë të caktohen dhe të provohen ecjet e ndara për fazat e ndryshme të formimit.                                      

05.12.1998

Inaugurohet çela dhe shtëpia e motrave ne Rragam.

shtator 1999

Me rritjen e numrit të seminaristave dhe formatorëve , bashkësia e seminarit të lartë ndahet ne filozof dhe teolog. I kërkohet të shoqëroje të rinjtë e filozofisë.
Disa të rinjë, kandidat për jetën rregulltare si mashkullore ashtu edhe femërore, e zgjedhin si rrëfyes dhe/ose atë shpirtëror. Shpesh ftohet për tërheqje shpirtërore, meditime dhe ushtrime shpirtërore.                                 

Muajt e parë të 2000

Shugurimet e para meshtarake në Shqipëri.

29.06.2000

I kërkohet të lejë grupin e filozofëve, tashmë të mbetur pak persona, dhe të fillojë eksperiencën e re të periudhës së prepedeutikut. Do ta bëjë këtë deri në qershor të vitit 2002.

shtator 2000

Inaugurohet çela e Sheldisë, e kërkuar nga motrat e Shpëtimtarit Hyjnor si seli e noviciatit.

30.09.2000

Fillon punimet për ndërtimin e shkollës fillore dhe qendrës baritore në Rragam.

16.06.2002

Inaugurohet Qendra Baritore e Rragamit.
Largohet nga famullia për t’iu dedikuar plotësisht seminarit. Këtë herë i kërkohet që të angazhohet kryesisht me të rinjtë e Seminarit të Ulët dhe të futet në një komision të ri në mënyre që të fillohet një baritore thirrore në nivel kombëtar.

22.06.2002

Largohet nga Shqipëria dhe kthehet në Itali, në dioqezën e Nolës, ku emërohet famullitar i Lauros (Avellino).
Fillon shërbesën famullitare më 24.07.2005.
Bashkë me këtë angazhim i besohen edhe detyrat të tjera.

02.07.2005

Imzot Angelo Massafra, i deleguari i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare për Seminarin, pyet në mënyre joformale gatishmërinë e tij për tu rikthyer në Shqipëri për tu angazhuar në Seminar, meqë Bashkësia e Jezusit (Jezuitët) do të linte formimin e klerit duke filluar në Shtator 2013.

shtator 2011

Imzot Angelo Massafra i dërgon një kërkesë zyrtare Ipeshkvit te Nolës duke i kërkuar gatishmërinë që ta linte d. Leonardon që të nisej si meshtar fidei donum.

janar 2012

Lë famullinë e Lauros.

09.09.2012

Fillon kursin e formimit për formatorët në Qendrën Ndërdisiplinore për Formimin e Formatorëve në Meshtari dhe në jetën Rregulltare pranë Universitetit Papnor të Gregorianës

04.10.2013

Merr diplomën me temën “ Të bësh Krishtin zemrën e botës. Karizma ad gentes e të qenurit dioqezan në formimin fillestarë të priftërinjve të ardhshëm”.
Niset për Shqipëri. Destinacioni Shkodra.

12.06.2013-sot

Rektor i Seminarit ndërdioqezan “Nëna e këshillit të mirë”