L O A D I N G

Jeta në Bashkësi

“Nëna e Këshillit të Mirë”

Struktura e jetës në seminar

Jeta në Bashkësi

Struktura e jetës në seminar

Jeta jonë në seminarë është shumë e bukur dhe dinamike. Dita jonë fillon me lutje, ku në orën 07:00-8:00 bëjmë lavdet e mëngjesit.

Nga e hëna në të premte në orën 9:00-12:20 kemi ligjërata në shkollë, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë nga ana intelektuale.

Ne orën 13:00 – 14:00 është dreka, e cila na bashkon të gjithëve së bashku dhe më pas kemi pushim (kohë e lirë).

Nga ora 15:30 – 18:30 fillon koha e studimit, ku çdonjëri nga ne mundohet të përfitojë sa më shumë njohuri dhe të shfrytëzoje kohën sa më mirë.

Zakonisht të hënën, të martën, të mërkuren dhe te premten  Mesha e Shenjtë është  në orën 19:00, ndërsa të enjten është në mëngjes, në orën 19:00 kemi takim formimi.

Çdo ditë në orën 20:00 kemi darkën, ku edhe ky është një moment i rëndësishëm i qëndrimit së bashku si një familje. Pas darkës është kohë e lirë, ku ne e shfrytëzojme në mënyra të ndryshme, për të parë ndonjë film ose për momente sportive, përveç  te enjten që kemi adhurimin e të shejtnueshmit sakrament ne orën 21:15.

Në orën 22:00 kemi momentin e rëndësishëm të ditës, ku lusim pasmbrëmsoren. Në fundjavë çdonjëri nga ne niset në famullinë që është caktuar për të bërë shërbimin pastoral.

 

ORARI DITOR

Ora 7:00 Lavdet e Mëngjesit dhe Meditimi

Ora 8:00 Mëngjesi

Ora 9:00-12:20 Leksione (filozofi + Teologji)

Ora 12:50 Lutja (Ora e mesme)

Ora 13:00 Dreka

Ora 14:00 Kohë e lirë

Ora 15:30 Kohë Studimi

Ora 19:00 Mesha e Shenjtë

Ora 20:00 Darka

Ora 20:45 Kohë e lirë

Ora 22:00 Lutja (Pasmbrëmësorja)

 

ORARI JAVOTR

E dielë

    • Ora 19:30 – Lutja (Mbremësorja)

E hënë

    • Ora 7:00 – Lutja (lavdet e mëngjesit) dhe Meditim
    • Ora 19:00 – Mesha dhe mbrëmësorja

E martë

    • Ora 7:00 – Lutja (lavdet e mëngjesit) dhe Meditim
    • Ora 19:00 – Mesha dhe mbrëmësorja

E mërkurë

    • Ora 7:00 – Lutja (lavdet e mëngjesit) dhe Meditim.
    • Ora 19:00 – Mesha dhe mbrëmësorja.
    • 201:15 Mbrëmbje bashkësiore.

E enjte

    • Ora 7:00 – Mesha e Shenjtë jashtë ambienteve të Seminarit.
    • Ora 19:00 – Takim Formimi.
    • Ora 21:15 Adhurim dhe Pasbrëmësorja.

E premte

    • Ora 7:00 – Lavdet e Mëngjesit.
    • Ora 19:00 – Mesha e Shenjtë.
    • Ora 21:30 – Bashkëndarje mbi Ungjillin e së dieles.

E shtunë

    • Ore 7:30 – Lutja (lavdet e mëngjesit)