Ç´farë është: Është një periudhë para hyrjes në Seminarin e Lartë, ngrohtësisht e rekomanduar nga Ati I Shenjtë në “Pastores Dobo Vobis”(62).
Objekivi: “…. të plotësojë boshlleqet shpirtërore, kulturore e njerëzore” të seminaristave të ardhshëm të Seminarit të Lartë (kongregata për edukimin katolik, periudha e propedeutikut, p.3).
Modalitetet: Duke marrë parasysh kushtet e ndryshme shoqërore, fetare e kulturore prej të cilave rrjedhin kandidatët shihet e nevojshme të dallohen në këtë periudhë dy itinerare formuese:
PERIUDHA E PROPEDEUTIKUT
Bëjnë këtë itinerar ata kandidatë që vijnë nga Seminari I ulët.
Është një periudhë e zgjatur për të verifikuar motivet e thirrjes, periudhë pjekurie në jetën shpirtërore dhe në bashkësi, periudhë hyrjeje në jetën baritore dhe një përgatitje më e mirë kulturore duke marrë parasysh studimet filozofike dhe teologjike që vijojnë.
Në fakt nga përvoja e këtyre viteve konstatojmë që në përfundim të shkollës së mesme dhe të Seminarit të Ulët, kandidatët nuk janë akoma të pjekur dhe të vetëdijshëm sa duhet për të hyrë në Seminarin e Lartë. Pasiguritë dhe konfuzioni mbi të gjiha në nivel shpirtëror dhe psiko-afektiv ndikojnë negativisht në vitet që vijojnë. Përveç të tjerash është e nevojshme edhe një periudhë shkëputjeje për të shmangur një automatizëm në etapat e formimit dhe një hunbje kohe dhe energjie.
Për ti ndihmuar kandidatët në këtë verifikim propozohen:
a) Thellimi i dimensionit shpirtëror me anë të:
b) Shqyrtimi i thirrjes:
c) Hyrje në jetën baritore: në fundjavë bëhen përvoja të vogla në bashkësitë famullitare të ndjekura nga përgjegjësit baritor (animim liturgjik dhe katekeza femijëve).
d) Riaftësim kulturor:
Input your search keywords and press Enter.