Ati shpirtëror ka përgjegjësinë të udhëheqë jetën shpirtërore dhe thirrore të seminaristëve. Për delikatesën e detyrës së tij, drejtuesi shpirtëror përveç dhuntive të urtisë, të pjekurisë afektive dhe të aftësive pedagogjike, duhet të vendosë me përgjegjësi bazat e formimit dhe kulturës teologjike e shpirtërore së bashku me një ndjeshmëri të veçantë për proceset e jetës shpirtërore të seminaristëve.