L O A D I N G

Formimi Baritor

“Nëna e Këshillit të Mirë”
Seminari / Prifti Dioqezan

Formimi Baritor

  • Duke marrë pjesë në jetën e një bashkësie të krishterë, seminaristi duhet të përgatitet edhe të dijë të trajtojë njerëzit nëpërmjet një sjelljeje të hijshme dhe korrekte, si dhe të ndihmojë sidomos personat që kanë më nevojë. Gjithë pedagogjia seminaristike ka si qëllim t’i përgatisë meshtarët e ardhshëm që të kenë një karakter baritor, t’i përngjajnë Krishtit Bari. Formimi shpirtëror, jeta e përbashkët dhe angazhimi intelektual janë të orientuara drejt këtij qëllimi.

    Seminaristi duhet të jetë i hapur dhe i gatshëm ndaj të gjitha mundësive për shpalljen e Ungjillit, i vëmendshëm ndaj nevojave të Kishës, i përshkuar dhe i gjallëruar nga një shpirt i thellë  misionar,   çdo seminarist të mësohet të shohë përtej kufijve të dioqezës apo vendit të vet. Të edukohet të jetojë një shërbim të vërtetë, i përgatitur për një mbarështim që do të mund të kërkojë gatishmërinë konkrete ndaj Shpirtit të Shenjtë dhe ndaj Ipeshkvit për t’u dërguar përtej kufijve të dioqezës apo vendit të vet.

    Përvoja baritore ka si qëllim edhe të formojë seminaristin për të bashkëpunuar  me miqtë, meshtarët, murgeshat dhe laikët.  Duhet të evitojë të qenit o shumë i varur nga tjetri ose shumë dominues, pa i lënë tjetrit hapsirën e mjaftueshme të japë sa më shumë kontributin e tij.

    Formimi baritor ka shumë aktivitete si: Aktivitete ungjillëzimi, katekizëm, gjallërim liturgjik, asistencë bamirësie etj.  Këto aktivitete seminaristi i zhvillon normalisht të shtunën dhe të dielën.