L O A D I N G

Formimi Shpirtëror

“Nëna e Këshillit të Mirë”
Seminari / Prifti Dioqezan

Formimi Shpirtëror

  • Seminaristi duhet të marrë pjesë çdo ditë në Meshën e Shenjtë, kështu që, në vazhdim, të gjejë në këtë kremtim të përditshëm qendrën dhe rregullën e jetës meshtarake. Pjesëmarrja duhet të jetë me një fe të gjallë dhe me gjithë përqendrimin e nevojshëm, duhet të trajtojë gjithnjë e më mirë shërbesën e Fjalës dhe të elterit, këngët, lutjen e besimtarëve si dhe qëndrimin e jashtëm, duke respektuar shpirtin dhe normat e Liturgjisë.

    Edhe Liturgjia e orëve duhet të kremtohet çdo ditë, të paktën një pjesë e saj, Që në vitet e para të seminarit, kërkohet një shpirt intensiv feje, duke mësuar të luten Psalmet si lutje e Krishtit dhe Kishës. Lavdet dhe lutjet e mbrëmjes, të kremtuara bashkërisht, shprehin përveç nderimin për Zotin, edhe vullnetin për të qenë një bashkësi që punon, kërkon të lutet me një angazhim të vazhdueshëm për vëllazëri dhe bashkim.

    Duhet të kujtojmë gjithnjë, që meshtari është i thirrur të jetë para së gjithash një “Edukator i lutjes”, por kjo do të thotë që ai vetë të jetë edukuar për të arritur përparim në lutje si një përvojë e intimitetit me Hyjin. Është një zhgënjim të pretendosh të studiosh me fryt teologjinë dhe të hidhesh të nesërmen me frytshmëri në apostullat pa qenë “njeri i lutjes”. Një gjë e tillë nuk mund të bëhet papritur dhe spontanisht, duhet të mësohet të lutet përmes një ushtrimi të gjatë dhe të qëndrueshëm, përpikmërie në orar, dëgjimi të Shpirtit  Shenjtë dhe nën drejtimin e drejtuesit shpirtëror. Prandaj, kjo është arsyeja pse dita në Seminar është e programuar në mënyrë që të fillojë e të mbarojë me një kohë të përshtatshme lutjeje personale.

    lutjen e mëngjesit seminaristi edukohet gjithnjë e më shumë për të thelluar marrëdhëniet e tij bijësore me Hyjin Atë, duke qëndruar para Tij dhe duke bashkëbiseduar me Të ashtu siç bënte Jezusi.

    shqyrtimin e ndërgjegjes, çdo mbrëmje seminaristi mëson të njohë dhe të vlerësojë praninë e Hyjit në jetën e tij, duke e falënderuar për dhuratat konkrete të marra gjatë ditës dhe duke i kërkuar falje për mungesë përgjigjeje ndaj dashurisë së Tij. 

    Në këtë udhë lutjeje Ushtrimet Shpirtërore vjetore përbëjnë një etapë të rëndësishme. Ato përgatiten dhe zhvillohen me takime shpirtërore dhe me ditë përtëritjeje, të organizuara gjatë vitit rreth një herë në muaj.

    Adhurimi Eukaristik javor dhe një përshpirtëri e vërtetë e zemrës së Krishtit, e ndihmojnë seminaristin që të përvetësojë dashurinë baritore të Krishtit, veçanërisht duke jetuar konkretisht dashurinë para së gjithash ndaj të varfërve dhe dhembshurinë për mëkatarët.

    Mjet i domosdoshëm për rritje në përshpirtëri është drejtimi shpirtëror, aq i këshilluar dhe i jetuar në traditën e Kishës. Seminaristi duhet t’i hapet drejtuesit shpirtëror ashtu siç i hapet Jezusit në lutjen personale, në mënyrë që të ketë një njohje më objektive të vetvetes, ta formojë më mirë ndërgjegjen e tij të krishterë dhe presbiterale dhe të vlerësojë shenjat e Hyjit sipas thirrjes së tij për mbarështimin në meshtak.