L O A D I N G

Formimi Njerëzor

“Nëna e Këshillit të Mirë”
Seminari / Prifti Dioqezan

Formimi Njerëzor

  • Seminaristët që hyjnë në Seminarin e lartë kanë ndjekur tashmë një udhë përgatitjeje të përshtashme nëpërmjet etapave të mëparshme në eminarin e ulët ose të përiudhës së propedeutikut. Në Seminarin e lartë udha progresive e kthimit dhe formimit në ndjekje të Krishtit ndjek etapat e ndryshme.

     

    PRANIMI – Në mes të kanditatëve për diakonat dhe meshtari. Pranimi në mes të kanditatëve për meshtari paraqet në jetën e seminaristit momentin e parë publik  ku ai shfaq haptas vendimin  e tij për të ndjekur Jezusin Mësues dhe Zot në rrugën e meshtariës mbarështuese dhe Ipeshkvi e pranon zyrtarisht në mes të seminaristëve për Urdhërin  e shenjtë, pasi ka verifikuar qëndrushmërinë e thirrjes së tij dhe dhuntitë e nëvojshme për të vazhduar në formim .

    Seminaristi, pas të paktën dy vite formimi në Seminarin e lartë, pasi të ketë dëgjuar mendimin e drejtuesit të tij shpirtëror, të edukatorit të tij dhe të Rektorit, do ti paraqesë Ipeshkëvit të dioqezës së tij kërkesën me shkrim për tu pranuar në mes kanditatëvë për diakonat e meshtari.

     

    LEKTORATI – Duke u formuar në dëgjimin e fjalës dhe meditimin e përditshëm, kanditati për meshtari bën eksperiencën e një ripërtëritjeje të brendëshme të vazhdueshme në shkollën e Atij që ka fjalët e jetës së amshueshme. Ai është i thirrur të shpallë «lajmin e mirë » në një botë që ka uri dhe etje për  ungjillin  e Jezu Krishtit. Ai duhet të mësojë të shpallë atë që jeton dhe të jetojë atë që shpall. Seminaristi që ka kryer ritin e pranimit në mes të kanditatëve për diakonat dhe meshtari, pasi të ketë degjuar mendimin e drejtuesit shpirtëror, ai mund t’ja paraqesë Ipeshkëvit të dioqezes së tij kërkesën me shkrim për të marrë lektoratin.

     

    AKOLITATI – Eukaristia e kremtuar me besim çdo ditë është zemra e formimt të meshtarit të ardhshëm. Ai do të ndajë bukën e jetës në mes të vëllezërve të tij e do të rrisë unitetin dhe pajtimin në mes tyre për lartësimin e Korpit të Krishtit që është Kisha. Kanditati për meshtari e gjen në Eukaristi forcën për të jetuar çdo dite në bësnikëri ndaj ungjillit dhe për të qëndruar i bashkuar në mënyrë intime me  Atë që e ka dhënë jetën për ne. Emërohet akolit për shërbimin e «misterit të Krishtit» në liturgji. Ai do të mund ta ushtrojë këtë shërbim të shenjtë duke gjallëruar lutjen dhe kremtimet liturgjike në emër të bashkësisë. Pasi ka ushtruar për një kohë të mjaftueshme lektoratin, pasi të ketë marrë mendimin e drejtuesit shpirtëror, të edukatorit të tij dhe të Rektorit, do ti paraqesë Ipeshkvit të dioqezës së tij kërkesen me shkrim për të marrë shugurimin diakonal.

     

    SHUGURIMI DIAKONAL – Duke marrë diakonati, presbiteri i ardhshëm pranon të jetoje misionin e Jezu Krishtit, shërbyes besnik i Atit, i cili ka ardhur për të shërbyer dhe jo për ti shërbyer. Duke shpallur ungjillin në asamblenë liturgjike dhe duke kremtuar disa sakramente të kishës ,diakoni fillon të zhvillojë  zyrtarisht detyrën baritore sipas detyrës që do ti japë ipeshkevi. Shugurimi diaconal paraqet pra hapin vedimtar drejt meshtarisë dhe bashkimin sakramental me Kishën, me Ipeshkvin dhe meshtarët e tjerë, duke deklaruar lidhjen e ngushte mes shërbimit në altar dhe tek të varfërit .

    Ky shugurim jepet vetëm mbasi seminaristi të ketë marrë dhe ushtruar për një kohë të mjaftueshme Lektoratin dhe akolitatin dhe pasi të ketë përfunduar vitin e tretë të teologjisë edhe me të gjitha provimet dhe me punët e parashikuara me shkrim. Përsa i përket Shugurimeve të shenjta, seminaristi duhet të paraqesë kërkesën me shkrim Ipeshkvit të vet dhe Rektori do ta shoqërojë me një relacion  përfundimtar si sintezë të vlerësimit të përgjithshëm të edukatorëve. Ipeshkvi do të vazhdojë  pastaj me mbledhjen e Komisionit «ad scrutinium». Me shugurimin diakonal seminaristi regjistrohet në Dioqezën e vet dhe përfundon periudhën e jetës në seminar. Në të vërtetë diakoni mbetët në Dioqezë me ipeshkëvin e tij që do të fillojë të zhvillojë shërbimin baritor më gjerësisht si një kalim gradual nga vitet e formimit në seminar në realitetin e jetës meshtarake. Në vitet e Diakonatit do të ndjekë rregullisht kurset e parashikuara për vitin e katërt të Teologjisë.

     

    Meshtaria – Në shugurimin meshtarak, diakoni arrin pas një ushtrimi të zgjatur të  diakonatit dhe pasi ka përfunduar etapat e formimit dhe të ketë plotësuar studimet e parashikuara për vitin e katërt të Teologjisë me provimet përkatëse. Meshtari i ri pranohet kështu në mes meshtarëve të dioqezës së tij duke bërë e përvetsuar misionin e Krishtit dhe të Kishës, duke e mishëruar në situata konkrete ne të cilat Ipeshkvi do të dojë ta dërgojë, por do të ruajë gjithnjë në shpirt dëshirën dhe vrullin për misionin universal të Kishës .

    Afatet për dhënien e mbarështimeve dhe në mënyrë të veçantë për shugurimin diakonal dhe meshtarak, duhet të rregullohen me pjekurinë përsonale të kanditatit dhe me udhëzimet e Ipeshkvinjve.