L O A D I N G

Jeta në Bashkësi

“Nëna e Këshillit të Mirë”

Struktura e jetës në seminar

Jeta në Bashkësi

Struktura e jetës në seminar

Jeta jonë në seminarë është shumë e bukur dhe dinamike. Dita jonë fillon me lutje, ku në orën 07:00-8:00 bëjmë lavdet e mëngjesit.

Nga e hëna në të premte në orën 9:00-12:20 kemi ligjërata në shkollë, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë nga ana intelektuale.

Ne orën 13:15 është dreka, e cila na bashkon të gjithëve së bashku dhe më pas kemi pushim        (kohë e lirë).

Nga ora 15:30 fillon koha e studimit, ku çdonjëri nga ne mundohet të përfitojë sa më shumë njohuri dhe të shfrytëzoje kohën sa më mirë.

Zakonisht të hënën, të martën dhe të mërkuren e kemi meshën në orën 19:00, ndërsa të enjten dhe të premten mesha është në mëngjes në orën 07:00, sepse të enjten kemi takim formimi (teologët) dhe të premten (filozofët) takimi është në orën 19:00.

Çdo ditë në orën 20:00 kemi darkën, ku edhe ky është një moment i rëndësishëm i qëndrimit së bashku si një familje. Pas darkës është kohë e lirë, ku ne e shfrytëzojme në mënyra të ndryshme, për të parë ndonjë film ose për momente sportive, përveç  te enjten që kemi adhurimin e të shejtnueshmit sakrament ne orën 21:30.

Në orën 22:30 kemi momentin e rëndësishëm të ditës, ku lusim pasmbrëmsoren. Në fundjavë çdonjëri nga ne niset në famullinë që është caktuar për të bërë shërbimin pastoral.

 

Orari ditor

Ora 7:00 Lutja

Ora 8:00 Mëngjesi

Ora 9:00-12:20 Leksione (filozofi + Teologji)

Ora 13:05 Lutja (Ora e mesme)

Ora 13:15 Dreka

Ora 14:00 kohë e lirë

Ora 15:30 Studim

Ora 19:00 Mesha

Ora 20:00 Darka

Ora 20:45 Kohë e lirë

Ora 22:30 Lutja (Pasmbrëmësorja)

 

Orari javor

 

E dielë

    • Ora 19:30 – Lutja (Mbremësorja)

E hënë

    • Ora 7:00 – Lutja (lavdet e mëngjesit) dhe Meditim
    • Ora 19:00 – Mesha dhe mbrëmësorja

E martë

    • Ora 7:00 – Lutja (lavdet e mëngjesit) dhe Meditim

E mërkurë

    • Ora 7:00 – Lutja (lavdet e mëngjesit) dhe Meditim
    • Ora 19:00 Mesha

E enjte

    • Ora 7:00 – Mesha
    • Ora 19:00 – Takim Formimi (Teologët)
    • Ora 21:30 Adhurim dhe Pasbrëmësorja

E premte

    • Ora 7:00 – Mesha
    • Ore 19:00 – Takim Formimi (Filozofët)

E shtunë

    • Ore 7:30 – Lutja (lavdet e mëngjesit)

 

(Mbrëmja e ditës së enjte është e karakterizuar nga një klimë qetësie dhe meditimi personal pas adhurimit.)