Disa informacione rreth Bibliotekës së Seminarit Interdioqezan Shqiptar
Në vitet e krijimit (1858) biblioteka ishte e vogël me pak vëllime (rreth 1000 vëll.) dhe disa periodikë shqiptar të vjetër e të rinjë. Ndër këto volume spikatnin vepra shumë me vlerë për historinë tonë kombëtare si:
Në vitet e krijimit (1858) biblioteka ishte e vogël me pak vëllime (rreth 1000 vëll.) dhe disa periodikë shqiptar të vjetër e të rinjë. Ndër këto volume spikatnin vepra shumë me vlerë për historinë tonë kombëtare si:
Më vonë me ndihmën e bamirësve biblioteka deri në vitin 1946 u pasurua shumë. Me ardhjen e komunistëve, ajo vlerë e pazevendësueshme u përvetësua dhe u shkatërrua plotësisht.
Në fondin e saj ajo pëmbante rreth 13.000 vëllime të kategorizuara në: Vepra të botuara nga Jezuitët, Histori, Gjeografi, Shkenca të ndryshme, Letërsi greke, Letërsi latine, Letërsi të ndryshme, Enciklopedi të ndryshme, Revista shkencore etj.
Gjithashtu sektorët:
Shkrimit të Shenjtë, Etër të Kishës, Teologji Dogmatikë, Teologji Morale, E Drejta Kanonike, Filozofi Apologjitikë, Elokuencë, Jeta e Shenjtërve, Fjalor e revista të ndryshme.
Në një sallë tjetër ishte sektori i albanologjisë ku përfshiheshin libra të shtypura brënda dhe jashtë Shqipësisë, libra të botuara në Shtypshkronjën “Zoja e Papërlyer”e Jezuitëve që prej vitit 1870, libra në gjuhë të ndryshme që flitnin për Shqipërinë si dhe shumë dokumente e fotografi me shumë vlera etj.
Krahas kësaj Biblioteke me 13.000 vëllime Jezuitët kishin krijuar edhe 5 biblioteka të vogla si:
Me rihapjen e Seminarit në vitin 1992 filloi të rikrijohej edhe biblioteka. Kuptohet në fillim kishte pak libra fetarë dhe disa fjalorë. Gjatë viteve ajo filloi të pasurohej. Ajo sot ka emrin “Biblioteka e Shkollës së Lartë Filozofi e Teologji Shkodër” dhe është unikale për specifiken e saj në mbarë hapsirën shqiptare përfshi këtu Malin e Zi, Maqedonin dhe Kosovën. Ajo drejtohet dhe pasurohet nën kujdesin e Padre Mario Imperatori S.J., Drejtor i Shkollës së Lartë Filozofi e Teologji. Biblioteka sot ka rreth 15.000 vëllime. Ajo është e ndarë në këto sektor kryesor:Filozofi, Psikologji, Logjikë, Etikë, Historia e Filozofisë, Sociologji Politikë, Shkrimi i Shenjtë, Historia e Kishës, Etërit e Kishës, Ortodoksi, Ekumenizëm, Koncilet, Teologji Themelore, Teologji Morale, Ekleziologji, Islamizëm, Pëshpirtëri etj.
Për çdo sektor ka fjalor të veçantë. Është e paisur me disa lloje enciklopedish. Përveç studentëve të saj biblioteka është në dispozicion edhe të studentëve e personave të jashtëm, dhe të gjitha informacionet janë të kompjuterizuara.
Krahas fondit të Bibliotekës së Shkollës së Lartë u rrit dhe u pasurua ndër vite edhe sektori i Albanologjisë që mori emrin Biblioteka Albano-Balkanologjike “Atë Giuseppe Valentini S.J.” nën kujdesi dhe përkushtimin e paçmuar të Prof. Ëilly Kamsit. Kjo bibliotekë përmban sot rreth 5000 vëllime. Ne fondin e saj mund të përmendim:
Ndërsa libra me vlerë janë:
Këto kopje fotografike dhe libra që përmendëm janë të Bibliotekës së vjetër të Etërve Jezuitë, të cilët ia dhanë për t‘i ruajtur në pritje të kohëve më të mira, familjes të vjetër shkodrane (Gjon Kolë Ujkës) që me shumë kujdes i ka ruajtur, dhe u dorëzuan prej trashëgimtarëve (Koliqi).
Nga Biblioteka e vjetër e Jezuitëve kemi bibliotekën që ka qenë në përdorim të At. Fulvio Cordignanos e cila pas vdekjës së tij u soll komplet nga Gallarate (Itali). Ajo përmban vepra të albanologëve ma të shquar si:Hahn-it. Shuflai, Skkiro, Taloci, Jireçeu,Kristoforidhi (fjalori i 1904) etj.
Në arkivin e bibliotekës gjenden edhe rregjistrat e Kolegjës Saveriane e të kulturës së studentëve nga 1877 deri me 1945.
Janë gjithashtu koleksionet e botimeve fetare si dhe librat shkollorë e të kulturës së përgjithshme të botuara nga shtypshkronja “Zoja e Papërlyeme” nga viti 1870-1946 edhe këto të ardhur nga Gallarate.
Ndër periodikët mund të përmendim koleksionet e revistave të vjetra si: Hylli i Drites, Leka, Zani Shna Ndout, Elçia, Lajmtari i Zemrës Krishtit (me disa mungesa), Albania e Konicës (fotokopje) etj.
Biblioteka Albanologjike është e ndarë në këta sektorë:KulturëBibliografiLibra në gjuhë të ndryshme që flasin për Shqipërinë, gjuhë shqipe, letërsi shqipe, arkeologji, studime Krahinore, udhëtime, gjeografi, histori e Ilirisë, histori e Shqipërisë, folklor, etnografi, arkitekturë, aikturë, muzikë,teatër, fotografi etj.
E gjithë kjo pasuri vihet në dispozicion të çdo studiuesi dhe lexuesi.
Përgatiti E. Shestani
Input your search keywords and press Enter.